Dy gola të Suarez dhe një i të "përhershmve" Paulinho e Messi i kanë mjaftuar Barcelonës për të përmbysur Real Sociedadin dhe për të thyer "tabu-në" Anoeta.

Një sfidë e nisur mjaft keq nga katalanasit që pas vetëm 34 minutash lojë e gjetën veten në disavantazh të dy golave.

Ishte sulmuesi i talentuar Ëillian Jose që shfrytëzoi mjaft mirë një krosim të Prieto dhe duke i vjedhur kohën mbrojtësve mposhti me një goditje të bukur me këmbë, Ter Stegen, ndërsa Juanmi dyfishoi rezultatin. Goli i Paulinho në minutën e 39-të ishte vetëm nisja e përmbysjes së madhe.

Në fraksionin e dytë, katalanasit shënoi dhe 3 herë të tjera.

Fillimisht Luis Suarez vendosi baraspeshën ndërsa në minutën e 71 kaloi në avantazh miqtë.  Goli i Lionel Messi, 5 minuta nga fundi vendosi në kasafortë fitoren e Barcelonës. 

/Ora News.tv/