Juventus gabon duke mos mundur Interin, por Napoli nuk fal. Atalanta ishte viktima e tretë e napolitanve këtë sezon. Nënkampioni i Italisë regjistroi fitoret e lehtë 2-0 para tifozëve të vet në "San Paolo" duke u bërë kryesuesi i ri i Serisë A. Jugorët për më tepër treguan se nuk i xhirojnë kot paratë në merkato, pasi të dy golat e fitores u realizuan nga blerjet e verës. Gonzalo Higuain e konfirmoi veten si lojtari momentit teksa zhbllokoi shifrat në minutën e 71'-të ndërsa në të 81-tën ishte Kalehon që çoi shifrat në 2-0 duke vulosur dhe kreun vetmitar të Napolit. Lacio me shokë kanë mundur bindshëm 3-0 Kievon, ndërsa Fiorentna u ndal në një barazim 1-1 në shtëpi nga Kaljeri. Skaudra e Petkoviç ishte e papërmbajtshëm në takimin e djeshëm duke shënuar plot tre gola në pjesën e parë. Kandreva e hapi serinë pas tetë minutave, ndërsa vazhdoi në minutën e 38-të Kavanda që dyfishoi rezultatin. Senad Luliç e përfundoi pjesën e parë me gol në minutën e 42-të për të vulosur rezultatin përfundimtar të sfidës ku Lorik Cana luajti në qendër të mbrojtjes për 90 minuta. Fiorentinës nuk i mjaftoi goli i Borja Valeros në minutën e 72-të, pasi në minutën e fundit ishte Pinilla ai që barazoi rezultatin për Cagliarin dhe për pikën e artë në Artemio Franchi. Fiorentina humb kreun dhe tani gjendet në vendin e katërt, me pikë të barabarta me Interin që është në vendin e dytë me shtatë pikë. Lideri i vetëm mbetet Napoli me nëntë pikë nga tri ndeshje. Lazio ka gjashtë pikë pas kësaj fitore.

/Ora News.tv/