Ansi Agolli është futbollisti më i ri i New York Cosmos. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare firmosi gjatë kësaj merkatoje me skuadrën amerikane nga ekipi i Qarabak. Mbrojtësi iu bashkua Cosmos si futbollist i lirë, teksa la pas një karrierë të gjatë në Azerbajxhan.

Ndërkohë, ndryshe nga ç'jemi mësuar ta shikojmë me kombëtaren shqiptare, ku mban numrin 7 dhe te Qarabak numrin 25, te New York, Agolli ka zgjedhur një numër ters. 36 vjeçari i lindur në Tiranë do të mbaj fanellën me numër 13 te skuadra e re.

/Ora News.tv/