Të afërm, familjarë, futbollistë dhe tifozë po bëjnë përgatitjet për t'i dhënë lamtumirën e fundit kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Homazhet në nder të mbrojtësit 31 vjeçar do të mbahen nesër në Bazilikën e Santa Croce në Firence.


Astori u nda nga jeta këtë të dielë për shkaqe natyrore. Ai u gjet i vdekur në një nga dhomat e hotelit ku "vjolët" ishin vendosur në pritje të takimit me Udinesen. /Foto erdhi nga një lexues në inboxin e "Ora News"

/Ora News.tv/