Një dashuri me shikim "të parë".

Reali i Madridit është i gatshëm të bëj çmendurira për të sjellë në "Santiago Bernabeu" sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Mbretërorët nuk po kalojnë një situatë të qetë në kampionat duke humbur shumë terren nga kreu.

Zinedine Zidane kërkon një sulmues që i ndihmon në fazën e sulmit dhe Icardi po e dëshmon nga ndeshje në ndeshje se është një "vrasës" përpara portës kundërshtare.

Sipas mediave të ndryshme Icardi është synimi kryesor i Realit për afatin kalimtar veror.

Icardi ka klauzolë lirimi në vlerë 110 milionë euro në kontratën e tij me Interin, gjë që s’do të paraqiste problem për Real Madridin.

/Ora News.tv/