Pas kandidatimit për kreun e FSHF-së Bashkim Fino ka shpalosur programin e tij dhe puna që do bëj ai nëse do zgjidhet në krye të Federatës. 

"E para, më duhet ta them që duhet të përmirësojmë imazhin. Në interes të publikut dhe futbollit shqiptar që sot e ka humbur. Në stadiumet tona është për të ardhur keq që ka shumë pak tifozë. vjen se ka humbur besimi. Duhet ti rikthejmë besimin kampionatit për një loje të ndershme,. Ka shumë instrumente. Së pari,. Federata duhet të jetë në ballë të punës me komisionet e Etikës dhe të arbitrave që kanë në dorë për ta bërë futbollin të pastër.

"Nuk ka asnjë dosje që ka vajtur të prokurori. Ka ardhur koha që ta kthejmë në futboll të pastër që njerëzit të vijnë në stadium. Kush vjen kur e dinë që ajo ndeshje është e mbyllur dhe që nuk është rezultat që duhet ta japë fusha. Federata e organizon dhe përgjegjësinë e ka totalisht ajo për ta organizuar dhe për ta bërë sa më të pastër. Ka të bëjë edhe me infrastrukturën. Janë bërë shumë fusha. Sot federata i jep disa fusha. I jep klubit një fushë me 100 mijë euro.

"Shumë mirë bën. Por problemi, më i madh nuk është stadiumi, por fusha stërvitore. Të gjithë klubet stërviten në fusha, jo në stadiume. Në platformën time, për fondet që jep UEFA, çdo ekip do të ketë një fushë stërvitore. Kjo, sepse është pjesa që rrit cilësinë në futboll. Të bëjnë stërvitje në kushte optimale. Por jo në fusha me bar sintetik. Fusha të jetë nga më të mirat.

"Futbolli nuk është vetëm në dhjetë qytete. Të masivizohet. Asnjë fond nuk do të jetë i fshehur, do të jenë transparente. Në infrastrukture dhe zhvillim, të bëhet me ndarjen e sponsorizimit nga privatizimi. Kam ndjekur zv.presidentin e FSHFsë që foli për Ligën Profesioniste. Jam dakord. Nuk e kuptoj me vetëm 10 ekipe, por më të gjërë. Të krijojmë ligën amatore.

"Dy gjëra kryesore. Kam ardhur që të kandidoj me vendim drastik për federatën. Jam pro kufizimit të mandateve. Nuk jam që presidenti të jetë gjithë jetën. Ose kur do të ikë, ose kur të vdesë. Jam për kufizimin me dy mandate. Do ta propozojnë që mandatet e kija që të jenë dy, jo më shumë nëse votëbesohem. E kanë kërkuar edhe klube të tjera dhe nuk është pranuar. Unë e kam propozim konkret. Pas dy mandateve të vijë dikush tjetër. Në dy mandate marr garancinë që do të bëj 5 stadiume si arena e Elbasanit, me çdo qeveri. Në tetë vjet, kam mundësinë që të bëj 5 të tilla. Në Vlorë, në Korçë. Duhen bërë të tilla për të rritur gamën e fushave, për të rritur cilësinë.

"Kam ndjekur me shumë interes debatet. Të jeni të bindur që në platformën time do të jetë transparenca. Të gjithë operatorët janë të lutur që të jenë prezent. Të bëhet e hapur dhe kush është më i miri të fitojë. Nuk mbështes asnjë televizion, se kush do të marrë të drejtat televizive. Është ekonomi tregu. Gjithçka super e hapur.

"Patjetër. I takon specialistëve. Federata, është jofitimprurëse. Të gjitha të ardhurat do të jenë të destinuara për ekipet e futbollit shqiptar.

"Besoj se kjo do të ndryshojë për të mirë të futbollit, jo për të mirë të disa ekipeve.

"Nuk do të shkojë Duka apo Bashkimi në Europian. Është merita e djemve që shkuan. E stafit të trajnerëve dhe pastaj e drejtuesve. Është meritë. Jam kënaqur dhe e kam ndjekur Europianin bashkë me zotin Duka, një ndeshje.

"Lexova dy thënie të Agollit dhe të Lilës, më vjen keq që përdoren. Dikush tjetër i ka përdorur. Është fatkeqësi sepse janë djem të shkëlqyer. Futbollistë shumë të mirë që e kanë merituar të jenë atje me gjakun dhe djersën e tyre. Nesër nuk dua që të thonë rroftë Bashkimi. Thuajuani. Nuk dua të përdoren as ata dhe as trajnerët e kombëtares.

"Nuk duhet ta bëjë federata. Duhet të ndihmojë, të asistojë dhe të japë asistencë juridike. Liga është në të mirë të tyre pra të klubeve, në të mirë të futbollit dhe nuk do të kenë shumicën e problemeve që kanë pasur me federatën. E rëndësishme është që federata të mos imponojë. Duhet të rrijë në fund të tavolinës dhe jo në krye. Duhet ta bëjnë një orë e më parë. Shpëtojnë nga presidenti i federatës. Produkti i tyre nuk do të drejtohet më nga presidenti, por nga i përzgjedhuri i tyre. Do ndikoj me forcën time që të mblidhen. Të bëhet një Ligë Profesioniste e ekipeve të Superiores me Kategorinë e Parë.

"Është minus për këta që janë që s’e kanë bërë.

"Nuk e di që ta diskutojë presidenti. Nuk jap dot përgjigje. Janë specialistët që gjykojnë. Janë vetë presidentët.

"Patjetër që jam. Me kë tjetër përveçse me Luftëtarin. Jam gjirokastrit. E kam ndjekur. Presidenti Tavo ka bërë punë shumë të mirë. Më thonë që Abazaj është vlerë nga Korça. Shyqyr që do të na e lërë edhe gjashtë muaj.

"Nuk bëj hipokritin që të them që jam nga Tirana, dhe jam tifoz me Shkodrën."




/Ora News.tv/