Financimi i mediave nga Greqia, Demaliaj: Kjo histori e ngjashme me vitin 1997

Financimi i mediave nga Greqia, Demaliaj: Kjo histori e ngjashme me vitin 1997

Ilir Demaliaj, gjatë emisionit 360grade u shpreh se Greqia po bënë punën e saj dhe po ndjek politikat e saj, problemi është te shqiptarët që po djegin veten 

Demaliaj: Ne gjykojmë Greqinë, por Greqia me të veten është në rregull. çdo shtet ka fonde sekrete për të përdorur për interesa të veta karshi shteteve të tjera. Kemi Kolonelin Oliver Noils që është një shembull për këtë. Problemi është te Shqipëria e Shqiptarët, që gjithnjë i janë nënshtruar fqinjit, dhe kjo është një problematikë që ka nisur me ardhjen e Janullatusit. Kotzias tha se këto para i kemi dhënë për të financuar kishën Orthodokse Greke… Kisha Autoqefale Shqiptare e Fan S. Nolit nuk ekziston më. Ne i kemi hapur portat Shqipërisë, ata asgjë nuk ka hapur për shqiptarët. Kush janë mediat e financuara? Duhet të jetë SHISH apo Qeveria për ta kuptuar të vërtetën. Duhet të mblidhej komisioni sigurisë kombëtare për interesat shqiptare që po cënohen nga Greqia…Mua e gjithë kjo histori më duket e ngjashme me vitin 97′. Shqipëria është e brishtë, ska institucione, ska asgjë…

EMISIONET