Finalja e Kupës së Mbretit, Barcelona thyen dhe vendos rekord nëse ...

Finalja e Kupës së Mbretit, Barcelona thyen dhe vendos rekord

Barcelona luan sot përballë Sevilla-s, takim ky i vlefshëm për finalen e Kupës së Mbretit.

Për katalanasit triumfi në finalen e Kupës do të thotë fitimi i trofeut të parë këtë sezon, megjithatë, blaugranat kanë dominuar në 3 vitet e mëparshme duke e fituar këtë kompeticion.

Pra nëse mundin Sevilla-n, bëjnë të tyrin trofeun e katërt radhazi të “Copa del Rey”.

Dhe në historinë e kësaj gare, janë vetëm 2 klube, të cilat ia kanë dalë që të fitojnë 4 “Copa del Rey” radhazi, Real Madridi dhe Athletic Bilbao.

“Galaktikët” fituan edicionet 1905- 1908, falë një futbollisti të jashtëzakonshëm si Prast. Golat e tij dhanë trofetë në vitet 1905 dhe 1907, ku Reali fitoi minimalisht kundër Athletic dhe Vizcaya. Në 1906, madrilenët mundën sërish Athletic (4-1) dhe në edicionin 1908, viktima ishte Vigo.

Pas 20 vitesh, ky sukses u përsërit sërish, këtë herë nga Athletic Bilbao, i cili drejtohej nga Fred Pentland dhe që triumfoi në periudhën nga 1930 deri në 1933 (Kupa e Mbretit dhe e Republikës). Në atë kohë baskët kishin në përbërje një nga sulmet më të mira të Spanjës. Pas 85 vitesh, shansin që të arrijë të tillë sukses e ka edhe Barcelona e Lioneo Messi-t.

Nga tetë takimet e këtij viti në këtë kompeticion ka fituar 6, ka barazuar 1 dhe ka humbur po një. Në 4 vitet në Kupën e Mbretit, ka arritur 29 fitore, 4 barazime dhe 2 humbje. Një nga ato erdhi kundër Athletic Bilbao-s që drejtohej nga Ernesto Valverde. Gjithsesi, blaugranat një rekord e kanë vendosur.

Janë skuadra e vetme që ka arritur në 5 finale radhazi.

EMISIONET