Sot në orën 17 në Ora Neës transmetohet emisioni mjekësor "Diagnozë", ku do të flitet për HIV dhe AIDS, duke iu referuar kalendarit të shëndetit, i cili shënon datën 1 Dhjetor - Dita Botërore e sensibilizimit kundër HIV dhe AIDS.

Në kuadër të kësaj dite i ftuar në studio Dr.Prof.Arjan Harxhi, mjek infeksionist në Spitalin infektin në QSUT. I specializuar në USA në fushën e infeksionit HIV dhe AIDS. Intervistë me specialisten Redona Dudushi pranë Institutit të Shëndetit Publik. Të dhënat e fundit e personave të prekur nga ky infeksion dhe sa fëmijë kane lindur me HIV në Shqipëri raportohen në këtë emision.

Këshillat nga mjeku specialist, si të mbrohen personat, testimet, risitë, shpëtimi i jetës me anë të trajtimeve etj. Në pjesën e fundit të emisionit ju ftojmë të ndiqni rubrikën "Impakt shëndet", ku gjithmonë do të ketë të ftuar special nga fusha e artit, kinematografisë, politikës etj, të cilët do të ndajnë eksperiencat e tyre për shëndetin, mesazhe të bukura sensibilizuese për një shëndet të mirë.

Një intervistë ndryshe nga ato që personazhet e publike kanë dhënë. Dhe në mbyllje së bashku me personazhin publik realizojmë një surprizë. Këtë të shtunë është e ftuar këngëtarja Rosela Gjylbegu, ndiqni se çfarë ka rrëfyer në "Diagnozë" dhe kujt i bëjmë surprizën. "Diagnozë" një emision që jua bën të shtunën tuaj të këndshme dhe me informacione me vlerë për shëndetin tuaj.

/Ora News.tv/