FIFA "zbardh" rënditjen, ja pozicioni që mban kombëtarja shqiptare

FIFA ka bërë publike renditjen e re të përfaqësueseve, ku bie në sy pozicionimi i kombëtares shqiptare që në krahasim me një muaj më parë, nuk ka lëvizur, duke u pozicionuar në vendin e 62-të dhe lënë pas kombëtaren e vendit organizator të Botërorit 2018, Rusinë, që mban vendin e 64-ët në rënditjen e FIFA për muajin nëntor.

Nga ana tjetër kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie në 3 pozita krahasuar me renditjen e kaluar, dhe tani pozicionohet në vendin e 177.

Në vendin e parë mbetet kampionia në fuqi e botës, Gjermania, ndërsa Brazili e Portugalia plotësojnë podiumin. "Top 10" e plotësojnë kombëtare si Argjentina, Belgjika, Spanja, Polonia,Zvicra, Franca dhe Kili, me kombëtaren polake e kiliane që pavarësisht mungeses në Rusi, mbetet në 10 kombëtaret më të mira të kontinentit.

Top 10

Kombetarja Shqiptare


Kombetarja Kosovare

EMISIONET