FIFA "përqafon" teknologjinë, Kupa e Botës zhvillohet nën sistemin VAR

FIFA "përqafon" teknologjinë, Kupa e Botës zhvillohet

Teknologjia e sistemit të gjyqtarëve e quajtur si VAR do të implementohet dhe në Kupën e Botës "Rusi 2018" . Ky lajm është publikuar nga një zyrtarë i FIFA-s, Philippe Le Floc'h.

Le Floc'h konfirmoi për "Sky Sport" vendimin se ky sistem teknologjik do të funksionojë në ngjarjen më të madhe të futbollit botëror. Kjo nismë mendohet se do të jetë një hap pozitiv i qeverisë së futbollit, me motivin për të minimizuar gabimet albitrare dhe momentet që cënojnë ndershmërinë e garës.

Kujtojmë këtu ndeshjet Gjermani-Angli apo Argjentinë-Meksikë në botërorin e Afrikës së Jugut. Një konfirmim i tillë është mirëpritur nga FIFA  dhe sistemi VAR tashmë i ka dhënë rezultatet e saj, pasi ky sistem është përdorur në disa kampionate europiane. Bundesliga dhe Seria A e kanë "përqafuar" sistemin që në startin e këtij sezoni. dhe si pasojë kanë minimizuar gabimet e albitrave.


Nga viti i ardhshëm, kjo teknologji pritet që të përdoret dhe në Premier League-n angleze.



EMISIONET