FIFA konfirmon sfidën miqësore me Ukrainën, vendos "në ankth" Shevchenko-n

FIFA konfirmon sfidën miqësore me Ukrainën, vendos "në

Tashmë gjithçka është zyrtare dhe nuk lë vend për asnjë diskutim. Sfida miqësore, Shqipëri-Ukrainë ka marrë aprovimin e FIFA-s dhe do të zhvillohet ashtu siç ishte programuar, ndeshja do të zhvillohet me datën 3 qershor në orën 16:00, në qytetin e Evian të Francës.

Dyshimet e zhvillimit të këtij takimi u shtuan nga trajneri i Ukrainës , Andrey Shevchenko, i cili ishte skeptik në lidhje me kapacitetin e stadiumit dhe sigurinë e ndeshjes.

Tashmë është gjithçka zyrtare dhe ndeshja nuk do të shtyhet apo do të zhvillohet në ndonjë impiant tjetër.

I mbetet në dorë palës ukrainase nëse do të pranoj ose jo të paraqiten në këtë takim, dhe nëse një gjë nuk ndodh do të marrë një gjobë shembullore.

EMISIONET