Fier, 2 vjeçarja përplaset me motor sapo del nga shtëpia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Tetor 2018, 12:59
Një motoçikletë ka përplasur një vajzë dy vjeçare në fshatin Baltëz të Fierit.
Vajza është dërguar me urgjencë për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Vajza me iniciale S.K, nga komuniteti rom, ishte duke dalë nga shtëpia kur është përplasur nga mjeti i vogël. Policia po heton rastin.