Ka rënë në pranga shoferi që përplasi për vdekje këmbësoren në fshatin Lalar të Fierit, pasditen e së mërkurës.

Uniformat blu arrestuan 46-vjeçari me iniciale, J.F., banues në Patos.

Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Fier-Ballsh, në vendin e quajtur "Qafa e Lalarit".

"46-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “Ford”, aksidentoi këmbësoren 49-vjeçare me iniciale S.B., banuese në Lalar, e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Fier,"-raporton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

/Ora News.tv/