Fier, makina përplas këmbësoren, shoferi ia mbath

Fier, makina përplas këmbësoren, shoferi ia mbath

Një këmbësore është plagosur nga një automjet pasditen e kësaj të mërkure. Aksidenti ka ndodhur në lagjen "15 tetori" të qytetit të Fierit, ku gruaja ishte duke kaluar rrugën kur u përplas nga makina.

Mësohet se shoferi  është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa e plagosura u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur menjehërë dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e shoferit.

EMISIONET