Tentoi të vetëvritej, gruaja zbret nga tarraca e selisë së PD

Tentoi të vetëvritej, gruaja zbret nga tarraca e selisë së

Një grua kërcënoi se do të hidhej nga kati i pestë i selisë së godinës së PD-së në qytetin e Fierit pak para mesnatës së të martës.

Por pas negociatave me policinë Lindita Maloku ka zbritur pas dy orësh. 

47-vjeçarja zbriti nga tarraca e selisë së PD rreth orës 01:25.

Ajo hypi në tabelën ku shënohet Partia Demokratike dhe tha se donte të takonte kryebashkiakun Armando Subashi.

Por nuk është hera e parë që 47 vjeçarja bën një veprim të tillë. Edhe më 1 qershor gruaja kërcënonte se do të hidhej po nga selia e PD-së.

Lindita Maloku, e divorcuar më shumë se 2 vite më parë nga bashkëshorti dhunues ka humbur jo vetëm fëmijët nga divorci por dhe një strehë ku të fusë kokën. 

Ajo kërkon punë dhe shtëpi.

Rastin e zonjës e ka trajtuar në fund të vitit të shkuar edhe emisioni BOOM në Ora News. 

Një britmë nëne për Krishtlindje, pa punë dhe strehë mbi kokë



EMISIONET