Fier, familjarët tregojnë si shpëtuan 13 vjeçaren nga përdhunimi

Fier, familjarët tregojnë si shpëtuan 13 vjeçaren nga

Pengmarrja dhe tentativa për përdhunimin e  një 13 vjecareje në një fshat të Roskovecit e ka shokuar familjen dhe komunitetin ndaj kërkojnë dënim ekstrem për tre autorët tashmë të arrestuar!

E mitura ishte marrë me forcë nga të rinjtë dhe ishte dërguar në një banesë ende në ndërtim pranë shtëpisë së saj.

Aty u gjet e lidhur dhe me leckë në gojë nga prindërit që kuptuan shpejt mungesën e vajzës dhe arritën ta shpëtojnë por e gjetën të traumatizuar.

Nëna e 13-vjecares: Kanë ardhur në oborr, e kanë kapur vajzën, i kanë zënë gojën dhe e kanë marrë zvarrë tek shtëpistë. Unë i kam parë vetë autorët që u hodhën nga dritarja.

Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec fillimisht u larguan nga vendngnarja por përfunduan në prangat e policisë.

E mitura ka dëshmuar në prani të psikologes për ngjarjen dhe të rinjtë u vunë zyrtarisht nën akuzë. Njëri prej tyre ishte ishte i njohur për familjen e të miturës, mandje aty e trajtonin si ta kishin djalë

Gjyshja e 13-vjeçares: Unë e quaja si djalin tim

Ndërsa në Elbasan një 63 vjecar përfundoi në pranga pasi dyshohet se ka përdhunuar dhe lënë shtatzanë një 18 vjecare.

Murat Cangoja, banues në në lagjen “Skëndërbej”, Elbasan u ndalua me iniciativë pas denoncimit të 18 vjeçares e cila para uniformave blu kishte shpjeguar edhe rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Sipas policise, Murat Cangoja, në janar 2018,  në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj.

Ndërkohë në Cërrik një tjetër ngjarje e rëndë me të mitur, ku një 20-vjeçar akuzohet për veprime të turpshme, pasi në rrugë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalë një 12-vjeçare.

EMISIONET