Do digjte barin, i vuri flakën urës mbi lumin Seman

Do digjte barin, i vuri flakën urës mbi lumin Seman

Ura e vjetër që lidh fshatin Belinë dhe fshatin Kallm tashmë është jashtë funksionit. Një banor i zonës ka qënë duke djegur mbeturinat e tokës së tij kur flakët kanë përfshirë edhe urën me pasarela e cila kalon mbi lumin Seman. Zjarri por edhe amortizimi i saj ndër vite ka bërë ka bërë që kjo urë të shembet.

Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet se shtetasi Mentor Hatia 47 vjec banues në fshatin Kallm të Fierit është arrestuar për veprën penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr”

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke djegur mbeturina te toka e tij, ka djegur edhe urën me basarela e cila kalonte mbi lumin Seman dhe lidhte fshatin Belinë me fshatin Kallm njofton policia e Fierit 

Prej vitesh më radhe ura me pasarela e cila lidh këto dy zona përdoren si një mjët komunikimi për shumë banorë të zonës të Rroskovecit dhe të Fierit . E ndërtuar rreth 90 vite më parë , ajo mbart një vlerë historike për këtë zonë dhe jo vetëm. 

Me një gjatësi prej afro 100 metra e ndërtuar mbi lumin Seman ajo përdorej nga banorët e zonës për komunikim , shkembim mallrash dhe tregti. Vitet më pas lindën nevojën e ndërtimin të një ure tjetër kryesore që tashme bën të mundur lidhjen e dy fshatrave Belinë dhe Kallm

EMISIONET