Fier, aktorët: Nevojitet rikonstruksion i teatrit “Bylis”

Fier, aktorët: Nevojitet rikonstruksion i teatrit “Bylis”

Celja e “De Fest Theatre”, aktiviteti kulturor që për 5 ditë me radhë do të ngjisë  në skenën e teatrit “Bylis” artistë nga shqiptarë dhe nga shtetet fqinje, ka nxjerrë në pah amortizimin e godinës së teatrit.

Korifej të humorit  fierak, aktorë e regjisorë si Leka Bungo apo Luftar Paja theksuan nevojën e godinës për restruksion.

Leka Bungo: Ky teatër që nisi nga asgjëja me kalimin e viteve u bë një nga teatrot me seriozë dhe më të mirë të Shqipërisë dhe kjo falë punës së madhe të artistëve.

Luftëtar Paja: Është një qytet që e do artin, e do kulturën dhe ka qenë një shprehje: Kush do të kolaudojë shfaqjen nga e gjithë republika të veje ta kolaudojë në Fier se ka një spektator të shkëlqyer.

Kryebashkiaku i Fierit  tha se teatrit Bylis duhet t’i jepet vlera që përfaqëson, ndërsa pohoi se ka një projekt që do të zbatohet nga një studio arkitekturore nga Venecia, e cila do të nisë shumë shpejt nga puna.

Armando Subashi:  Sot që flasim projekti ka mabruar, parashikon pjesën e ndriçimit, të fonisë etj.

Në teatrin Bylis të Fierit, ka probleme kryesisht me ndricimin, foninë dhe ulëset e spektatorëve.

EMISIONET