Një 37-vjeçar u arrestua nga policia pasi në gjendje të dehur ka shkaktuar një aksident.

Ngjarja ka ndodhur në Fier, ku Bexhet Cjapi 37 vjeç, në fshatin Suk 2, duke drejtuar mjetin tip “Nisan” nën ndikimin e pijeve alkoolike, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” i cili ishte i parkuar dhe ka pësuar dëme materiale.

"Pas përplasjes, shtetasi Bexhet Cjapi është larguar nga vendi i përplasjes por është kapur nga shërbimet e policisë dhe nga testi i alkolit rezultoi në masën 0.88 mg/l", tha policia.  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Largim nga vendi i aksidentit" parashikuar nga Nenet 291 dhe 273 të Kodit Penal.

/Ora News.tv/