Në zarf zakonisht vijnë dokumente, por një 30 vjeçari në Fieri i ka ardhur një plumb. Zarfi i pazakontë është një mënyrë paralajmërimi për të nga "armiqtë" e tij. Policia sqaron se 30 vjeçari me iniciale A.N. ka kallëzuar në polici se rreth orës 07:30, në mjetin e tij, tip “Toyota”, parkuar pranë banesës, në fshirësen e xhamit i kishin vendosur një zarf me plumb.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 11.06.2018, shtetasi A.N., vjeç 30, banues në Fier, kallëzon se rreth orës 07:30, në mjetin e tij, tip “Toyota”, parkuar pranë banesës, në fshirësen e xhamit, ka gjetur një zarf me 1 fishekë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal

/Ora News.tv/