Feyenoord përmbys Napolin dhe e nxjerr jashtë Champions-it

Feyenoord ka fituar pikët e para në grup, duke mundur me përmbysje Napolin dhe duke i nxjerrë nga Champions League,  me rezultatin 2-1.

Goli I shpejtë i Zielinski nuk i mjaftoi Napolit të siguronte fitoren dhe të shpresonte tek një hap fals i Shaktarit që nga ana e saj u imponuan Manchester Cityt duke i mundur me të njëjtin rezultat 2-1.

Djemtë e drejtuar nga Sarri luajtën për 7 minuta në superioritet numerik, pasi mesfushori Vilhena u ndëshkua 2 herë me karton të verdhë, duke u përjashtuar nga Michael Oliver me karton të kuq. Me këtë rezultat, Italianët do të vazhdojnë garën në Europa League.

"Live" te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes 
 
94' Mbyllet takimi

91' GOOl St Juste, Feynord kalon në avantazh

90' Albitri i katërt akordon 3 minuta shtesë

84' Vilhena ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtohet nga loja. Feynord me 10 lojtarë

45' Nis pjesa e dytë

Pjesa e parë: Një pjesë e parë mjaft e bukur në Roterdam me Napolin që e nisën me gol sfidën me Zielinski që përfitoi nga një rrëmujë në zonë duke zhbllokuar avantazhin, ndërsa vendasit barazuar rezultatin në minutën e 33-të me anë të qendërsulmuesit Jorgensen.

45' Mbyllet pjesa e parë

33' Shënon Jorgensen, barazohet rezultati 1-1

19'Dries Mertens (Napoli) merr një pasim të saktë në zonë dhe godet menjëherë me topin që kontrollohet nga Kenneth Vermeer.

3' Gool Zielinski , 0-1 për Napolin

1' Nis takimi në Rotterdam

Rezultatet në takimet e tjera: 

Porto-Monaco 5-2
Liverpool-Spartak M. 7-0
Maribor-Sevilla  1-1
Leipzig-Besiktas  1-2
Real M.-B.Dortmund 3-2
Sh.Donetsk-M.City 2-1
Tottenham-APOEL 3-0


Formacionet zyrtare:

EMISIONET