Festivali "Marie Kraja", Inva Mula merr stafetën e Drejtores artistike

Festivali "Marie Kraja", Inva Mula merr stafetën e Drejtores

Edicioni i 16-të i Festivalit Operistik "Marije Kraja" do të jetë nën drejtimin e Inva Mulës.

Si producente prej vitesh e konkursit të zerave të rinj operistik, drejtorja e TKOB Zana Çela e kalon stafetën tek sopranoja e njohur, që duket se ka me shumë dëshirë detyrën e re.

Mula: "Duket sikur Zana më le stafetën dhe kështu është. Një lloj stafete, e cila më pëlqen dhe më përshtatet. Kur Zana më besoi të jem Drejtore artistike e këtij festivali, do të thoja se e dëshiroja, pasi është një festival që fatmirësisht e fatkeqësisht është i vetmi në fushën e muzikës vokale e këtyre përmasave në Shqipëri".

Zana Çela u shpreh se do të vazhdojë të kontribojë për Festivalin "Marie Kraja" tashmë si drejtore e TKOB.

Zana Çela: "Unë do të doja shumë që të jetë vazhdimësi, por kjo është në dorën e Invës. Kam idenë se do ta testojë njëherë si vit i parë. E rëndësishme është që Festivali Marie Kraja kaloi në drejtimin artistik të një personaliteti kaq të madh, siç është Inva Mula".

Juria e Festivalit është përcaktuar ndërsa ndryshimi i vetëm në këtë edicion, do jetë një ngushtim në shtrirjen gjeografike, në kërkim të cilësisë të vokalit.

Festivali Ndërkombëtar Operistik "Marie Kraja" do të mbahet në datat  3,4 dhe 5 nëntor.

EMISIONET