Falë projektit ambicioz, Festivali i Teatrit francez, me 6 trupa të ndryshme të cilat vijnë në skenë me 25 shfaqe në 6 rajone të vendit, pritet të sjelli një fytyrë të re të teatrit shqiptar. Drejtori Kiço Londo foli për këtë bashkëpunim mes Teatrit Eksperimental dhe Ambasadës franceze të cilin e quajti e ardhmja e teatrit shqiptar.

Një frymë e re pritet të vijë në Teatrin shqiptar falë projektit ambicioz të Festivalit të Teatrit francez që ka nisur si një bashkëpunim mes Teatrit Eksperimental ‘Kujtim Spahivogli’ dhe Ambasadës franceze.

Bëhet fjalë për 6 trupa të ndryshme të cilat vijnë në skenë me 25 shfaqe në 6 rajone të vendit.

Drejtori Kiço Londo thotë se ky projekt vjen në momentin e duhur dhe se do të jetë e ardhmja e teatrit shqiptar.

Nga ana tjetër, aktori Gentian Zenelaj tha se falë këtij projekti teatri do të shkojë dhe në ato zona ku ka munguar prej kohësh.

Përfaqësuesja e Ambasadës franceze Roza Ambizu tha se teatri prek cështje me interes për shoqërinë.

“Rëndësia e këtij teatri qëndron në faktin se aty shprehet satira sociale dhe përmes tij ngrihen problematika të shoqërisë së cilës ne i përkasim”.

Shfaqja e rradhës është ditën e nesërmë në qytetin e Durrësit me premierën ‘Boeing, Boeing’.

/Ora News.tv/