Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut bën bashkë regjisorë nga e gjithë bota

Festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut bën bashkë

Edicioni i 13-të i Festivalit Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut startoi me një produksionin e një regjisori italian me filmin “Iuventa”.

Evenimenti, një ndër më të rëndësishmit në kinematografinë shqiptare dhe atë botërore, bën bashkë në Tiranë regjisorë nga mbarë bota.

Nësë vitet e kaluara Festivali është fokusuar tek krimi, korrupsioni apo fenomeni i emigracionit, këtë vit në fokus të 43 produksioneve do të jetë “Këcënimi i së vërtetës”.

Kujtim Çashku, drejtor i Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi u shpreh se ky edicion është specifik për shkak të tematikës së tij. Madje në këtë festival Çashku thotë se do të shfaqet një film i bazuar në historinë e vërtetë të regjisorit krainas që mbahet i mbyllur në burgun e Siberisë.

Pjesë e pandashme e këtij festivali që do të zgjasë deri me 22 Shtator, janë edhe forumet me të rinjtë. Këtë vit do të jenë 5 të tilla ku do të diskutohet rreth tematikave të produksioneve që do të shfaqen në mjedise të ndryshme, si Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Instalacioni Reja, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Në Europe Hause si dhe në sallën Cod në Kryeministri.

EMISIONET