Festivali i çuditshëm, pjesëmarrësit vendosin akrepa në kokë

Festivali i çuditshëm, pjesëmarrësit vendosin akrepa

Një festival i çuditshëm zhvillohet në Karnataka të Indisë, ku pjesëmarrësit duhet të luten dhe të vendosin akrepa në fytyrë dhe trup.

Rituali i vjetë zhvillohet si pjesë e një organizimi të religjionit Hindu, para se të gjithë të shkojnë në një tempull në kodër.

Ata dërgojnë pëlhurat e njohura si arra kokosi dhe vajra, që ta nderojnë Kondammain(perëndia hindu e akrepit).

Pjesë e ceremonisë me këto gjallesa të rrezikshme bëhen edhe fëmijët e vegjël, me besimin se mund t’ju sjellë bekim dhe shëndet.

Megjithëse përbëjnë rrezik të lartë, raportohet vetëm për pickime të vogla, që nuk kanë rezultuar ndonjëherë me fatalitete. Deri më tani, në këtë festival merrnin pjesë vetëm banorët e zonës, ndërsa kohëve të fundit ka edhe vizitorë nga shtet fqinjë.

EMISIONET