Emocionet janë shtuar ndërkohë që dhe pak orë na ndajnë nga nata e parë e Festivalit të 56 të RTSH. Zëdhënësja e Festivalit, Kozeta Kurti, në një intervistë për Ora News sjell detaje rreth natës e parë. Ajo ka konfirmuar mbërritjen në Shqipëri të kantautorit të njohur italian, Riccardo Cocciante, i cili pritet të ngjitet në skenën shqiptare për të performuar hitin e tij me famë botërore Margerita.

Edhe pak orë na ndajnë ndajnë nga edicioni i 56 i këngës në RTSH, e cila është dhe ngjarja më e madhe e vitit për muzikën shqiptare.

Zëdhënësja e këtij Festivali, Kozeta Kurti në një intervistë për Ora News sjell detaje rreth natës e parë duke konfirmuar dhe mbërritjen në Shqipëri të kantautorit të njohur italian, Riccardo Cocciante, i cili do të ngjitet për të performuar në skenën shqiptare.

Kurti: Pak pas orës 13:00 ka mbërritur në aeroportin 'Nënë Tereza' Riccardo Cocciante së bashku me bashkëshorten e tij dhe me stafin më të ngushtë për t'iu nënshtruar disa takimeve me miq dhe drejtues të Festivalit dhe më pas me provat e pasdites për përformancën që ai do të ketë nesër mbrëma. Sikur është bërë me dije ai do të këndojë një nga hitet botërore sikundër është Margerita dhe do të jetë pastaj në një duet të jashtëzakonshëm me Elhaida Danin. Paraditen e nesërme do të nderohet me Çelësin e Tiranës nga kryetari i bashkisë Erion Veliaj.

Ajo gjithashtu tregon se interesi i publikut për këtë Festival është i madh.

Kurti: Interesi për natën e parë, për natën e tretë ka qenë kaq i madh që në ditët e para kur dolën biletat dhe di të them që do të jetë ndër sallat më të mbushura këtë vit dhe nuk është vetëm për Cocciante por kam përshtypjen që Festivali ka qenë kaq i hapur këtë vit sa të gjithë e kanë mësuar se çfarë do të ndodhë. Nëse ata zgjedhin të vinë do të thotë se u pëlqen ajo që është ofruar.

Festivali do të vijë për publikun në datat 21, 22 dhe 23 dhjetor.



/Ora News.tv/