Festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës po monitoron çmimet në 15 tregje

Festat e fundvitit, Bashkia e Tiranës po monitoron çmimet në 15

15 tregje të kryeqytetit janë vënë nën monitorim nga Bashkia për të shmangur çdo abuzim me rritjen e çmimeve në prag të festave. Gjatë kontrollit të paktën për momentin nuk janë  konstatuar raste të rritjes së çmimeve në mënyrë abuzive

Irma Vuçi, specialiste AMK: “Prej ditësh specialistët e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit ndodhen në 15 tregjet e licencuara të Tiranës, për të bashkëpunuar me tregtarët dhe konsumatorët dhe për të ruajtur trendin e çmimeve të produkteve të shportës sipas shifrave të INSTAT. Deri tani nuk është vënë re një predispozitë për rritje të ndjeshme të çmimeve, por në kushtet kur kjo gjatë viteve të mëparshme ka ndodhur gjatë ditëve të fundit para festave ne jemi këtu për të mbajtur nën kontroll situatën, për të monitoruar çmimet si dhe për të këshilluar konsumatorin”

Bashkë me monitorimin me specialistët e vet Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit ka një apel për qytetarët, të jenë ata vetë që të denoncojnë  çdo rast pranë këtij institucioni.

Irma Vuçi, specialiste AMK: “Në rastet e vënies së re të abuzimit me çmimet nga subjekte të caktuara tregtare, i bëjmë thirrje konsumatorëve të telefonojnë në numrin e gjelbër të Bashkisë ose të vijnë pranë zyrave të AMK-së në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten”

Në Shqipëri është kthyer tashmë në një praktikë  rritja e çmimeve në mënyrë  abuzive ndryshe nga vendet e tjera të Europës ku në rast festash bëhen ulje të konsiderueshme

EMISIONET