Mijëra pelegrinë i janë drejtuar sot Kishës së Shna Ndout në Laç për të kremtuar festën e këtij shenjti.

Pelegrinazhi 13 javor në këtë vend të shenjte kulmon gjatë datës 12 dhe 13 qershor. Për mbarvajtjen e pelegrinazhit janë angazhuar forcat e policisë dhe pushteti vendor.

Një pelegrinazh i tillë praktikohet në shenjë pendese, në emër të sakrificës dhe lutjeje ose falenderimi që i dërgohet  shenjtorit Shna Ndou, i cili njëherësh bën edhe mrekulli. 

Lutjet në këtë vend të shenjtë thuhen se dëgjohen nga Shna Ndou, i cili bën mrekulli nga më të paimagjinueshmet.

/Ora News.tv/