Festa e Nënë Terezës, sot hyrja falas në Muzeun e Artit Mesjetar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Tetor 2016, 08:12
Me rastën e Festës së Nënë Terezës, 13 vjet nga lumturimi i saj nga Papa Gjon Pali II (19 tetor 2003), Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë ka hapur dyert për të gjithë.
Hyrja do të jetë falas, ashtu siç edhe lajmëron Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro përmes një postimi në Facebook.
“Mos je gjë ne Korçë neser? Eshte data 19 tetor, dite pushimi.
Mos humb viziten ne Muzeu i Artit Mesjetar
HYRJA FALAS NESER NE DATE 19 TETOR!!” njofton Kumbaro.
/Oranews.tv/