Lëndimi i pësuar ndaj Espanyolit ka detyruar, Armando Sadikut që të vendos një maskë mbrojtëse për të mos rrëzikuar një dëmtim akoma më të rëndë. 

Sulmuesi shqiptar është stërvitur sot me ekipin nën urdhrat e trajnerit Pako Lopez dhe pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kësaj fundjave përballë Getafes. 

Kjo nuk është hera e parë që do ta shohim lojtarin me maskë pasi që edhe para një viti ka pasur disa paraqitje në këtë formë shkaku i një ndërhyrje kirurgjik në hundë gjatë kohës kur ai ishte lojtari i skuadrës zvicerane Lugano.

/Ora News.tv/