Feronikeli magjik, "Manita" për të fituar Kupën e Kosovës

Feronikeli magjik, "Manita" për të fituar Kupën e

Vetëm pak orë pasi u kurorëzua kampion i Superligës së Kosovës, Feronikeli koleksionon trofeun e dytë në këtë sezon 2018-2019.

Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani fitoi edhe Kupën e Kosovës pasi mposhti me Manita, 5-1, Trepçe '89. Që do ishte një takim i lehtë për ekipin nga Glogovac, u pa që në pjesën e parë, me të besuarit e Ramadanit që shënuan dy herë. Fillimisht ishte Fazliu ai që zhbllokoi takimin, ndërkohë që Hoti dyfishoi shifrat.

Me rikthimin në fushë, ishte sërish Feronikeli ajo që dominoi, duke shënuar me anë të Morina dhe Rexha. Goli i lavdisë për Trepçe '89 mban firmën e Muja. Gjithsesi, goli i Rexha në limitet e kohës së rregullt kompletoi manitën e fitores së Feronikelit. Kjo është hera e tretë që Feronikeli triumfon në Kupën e Kosovës, pas sukseseve në sezonin 2013-2014 dhe 2014-2015.

Ky sukses dërgon në Kupat e Europës, Prishtinën, e cila u pozicionua e dyta në Superligën kosovare.  

EMISIONET