Feron "e ndryshon" dashuria, zbulon talentin e fshehtë në këngën e re

Feron "e ndryshon" dashuria, zbulon talentin e fshehtë në

Fero ka sjellë projektin më të ri muzikor të titulluar "Fol edhe 1 her" ku duket më ndryshe se kurrë.

Teksti duket se është kundërpërgjigje ndaj një artisti që i ka bërë diss. E vecanta e këtij projekti është modeli i flokëve i Feros dhe talenti i fshehtë që nuk e dinim.

Bëhet fjalë për aftësitë e tij në kërcim, të cilat i tregon në disa skena të klipit. Ndryshe nga herët e tjera ku klipet ishin të mbushura me femra seksi, këtë herë reperi e ka fokusuar vëmendjen vetëm tek vetja.

Ai ka guxuar edhe me stilin e flokëve duke i lyer të verdha. Të gjitha këto veprime mund të burojnë nga kreativiteti i Feros së dashuruar.

Reperi ka disa muaj që shijon historinë e dashurisë me modelen Arbenita Ismaili.

EMISIONET