Një fermer ka shpëtuar jetën e katër këlyshëve të një dhelpre që u shtyp nga një makinë.

Fermeri i bëri lindje cezariane nënës së ngordhur që mbante në bark katër këlyshët.

Chris Rolfe zbuloi trupin e dhelprës ndërsa po i jepte makinë afër Cowfold në West Sussex.

Pasi ndaloi makinën kuptoi se kafsha kishte ngordhur por në stomakun e saj lëviznin ende këlyshët e  palindur.

24-vjeçari nxitoi në makinën e tij, mori një thikë dhe i bëri lindje cezariane dhelprës duke nxjerrë këlyshët.

Fermeri nxitoi në shtëpinë  tij në Haywards Heath së bashku me këlyshët.

Tani të vegjlit janë 7 javësh dhe janë nën kujdesin e Rolfe  dhe familjes së tij.

Të vegjlit janë quajtur Ginger, Biscuit, Big tip dje Little tip.

"Jam shumë i kënaqur që të gjithë janë të shëndetshëm,"-tha Rolfe.






/Ora News.tv/