"Fenomeni" komenton transferimin e Ronaldos tek Juve

"Fenomeni" komenton transferimin e Ronaldos tek Juve

Pagëzimi me emrin Ronaldo mund të jetë i destinuar për të qënë një futbollist me potencial mjaft të madh dhe për të sjellë një shembull për këtë rast mund të përmendim vetëm dy emra: Ronaldo Fenomeni dhe Cristiano Ronaldo pesë herë fitues i Topit të Artë.

Me të parin që "luan" futboll përmes komentit, ky i dyti është gati të nis një cikël të ri. Transferimi i tij tek Juventusi do të jetë skuadra e tij e katërt në karrierë dhe këtë transferim e ka komentuar dhe Ronaldo, ai i vërteti.

"Cristiano Ronaldo? Mbetet për tu parë. Nuk ka qenë një fazë e bukur për Italinë, kjo e fundit. Tani është koha për të rikuperuar. Tregu është i çuditshëm. Të gjitha skuadrat e mëdha po bëhen më të forta, është ende herët ".-tha ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit për mikrofonat e "Sky Sport".

EMISIONET