Në internet është shpërndarë një video në të cilën shihen fëmijë për të cilët besohen të jenë nga Serbia, duke kaluar në trajnime intensive, ku mësojnë për të luftuar me armë, të ngjiten, të luftojnë me duar dhe të tjera.

Nuk dihet nëse xhirimet janë bërë në Serbi, Rusi apo Ukrainë, por trajnerët e rinj flasin në gjuhën ruse dhe një person përkthen urdhrat në gjuhën serbe.Është tronditëse të shohësh se disa prej “nxënësve” që stërviten në poligone në male, transmeton KosovaPress.

Pyetja është nëse ky kamp ushtarak për ‘rininë’ ka të bëjë me nderin e Serbisë, një njësi e luftëtarëve të organizuar.

Përveç se ruajnë vejushën e Arkanit, Ceca Razhnatoviç, ata shpesh vizitojnë Moskën dhe liderët e tyre janë të njohur në fushën e krimit. Igor Bilbia nga Prijedori u arrestua për prostitucion, mashtrim dhe krimin e organizuar dhe Bojan Stojkoviq i Nishit njihet si “serbi më i fuqishëm”, shkruajnë mediat kroate.

/Ora News.tv/