Sipas një studimi të bërë nga Nissan në Gjermani fëmijët në makina rrisin rrezikun e aksidenteve.

6 nga 10 prindër shpërqendrohen kur fëmijët luajnë në sendiljet e pasme.

Madje 1 në 5 ose 20% pranuan në sondazh se neglizhonin rregullat e trafikut.

Nissan tha se prindërit i largojnë sytë nga rruga ose heqin duart nga timoni gjatë kohës që fëmijët luajnë ose bëjnë zhurmë kur janë në makinë.

"Prindërit e tinë se udhëtimet familjare nuk janë gjithmonë të lehta dhe mund të jenë stresuese për shoferin,"-tha Philippe Roux, Drejtor i Përgjithshëm i Crossover në Nissan Europe. "Drejtimi i makinës dhe përqendrimi në timon duhet të jetë gjithmonë prioritet i shoferit. Udhëtimi me një makinë që mund të parashikojë dhe parandalojë situata potencialisht të rrezikshme do t'ju japë më shumë paqe mendore dhe do t'ju ndihmojë të përqendroheni në rrugë."

/Ora News.tv/