Fëmijët kërkojnë të drejtat e tyre

Fëmijët kërkojnë të drejtat e tyre

Me rastin e 20 nëntorit, ditës ndërkombëtarë të të drejtave të fëmijëve, Organizata Save the Children, Delegacioni i BE, UNICEF, Terre de Hommes dhe World Vision kanë organizuar dhe mbështetur aktivitetin sensibilizues me fëmijët e shkollave 9- vjecare dhe të mesme të Bashkise Mat.

Burrel-"Dëgjo zërin tim". Ishte ky slogani i ditës ndërkombëtare të fëmijëve, nëpërmjet të cilit fëmijët e Bashkisë së Matit kërkuan të drejtat e tyre.

Në qytetin e Burrelit, Organizata Save the Children, Delegacioni i BE, UNICEF, Terre de Hommes dhe Ëorld Vision organizuan një aktivitet gjithëpërfshirës ku protagonistë ishin fëmijët.

Ata marshuan përgjatë qytetit të Burrelit me pankarta në duar, ku kërkonin të drejtat e tyre.

Për drejtoreshën e Save the Children, Anila Meço, vëmendja për fëmijët nuk duhet të jetë vetëm në këtë ditë.

Anila Meço: Është një moment për ta shënuar dhe për ti sjellë vendimmarrësit që të ndalojnë çdo gjë tjetër dhe të dëgjojnë çfarë kanë për të na thënë këta fëmijë sot.

Ambasadori i BE, Luigi Soreca, u shpreh i impresionuar nga pyetjet e fëmijëve, ndërsa drejtori i UNICEF, Roberto De Bernardi tha se zëri i fëmijëve duhet të dëgjohet.

Luigi Soreca: Pata mundësinë që sot të takohesha me një grup të shkëlqyer fëmijësh, kanë ide fantastike dhe vijnë nga pjesë të ndryshme të Shqipërisë dhe kjo është gjë e mrekullueshme për vendin. Janë gjithë këto energji. Por, nuk mund të mos them disa fjalë dhe për abuzimin me fëmijët. dhuna në familje është një çështje e rëndësishme që i duhet dhënë fund.

Roberto De Bernardi: Zëri i fëmijëve duhet dëgjuar gjatë gjithë vitit.

Disa nga problematikat që theksuan fëmijët ishin mungesa e investimeve në shkolla, mbrojtje dhe zhvillimi i aftësive të fëmijëve e të rinjve.

EMISIONET