"Fëmijët i kemi zero", prindërit protestojnë për cilësinë e mësimdhënies

"Fëmijët i kemi zero", prindërit protestojnë

Cilësia e mësimdhënies në shkollën 9 vjecare “Papër Sollak” në Elbasan, ngriti në një protestë të rallë para drejtorisë Arsimore prindërit e dy fshatrave.

Ata thonë se kanë vërejtur përgatitje të dobët të fëmijëve të tyre dhe për këtë fajësojnë mësuesit që sipas tyre muk kanë arsim përkatës, por mbështetje partiake për të qëndruar në punë.

Prind: Ne duam ta dimë që këta mësues janë me shkollë përkatëse, sepse ne fëmijët i kemi zero. 

Prej vitit të kaluar, prindërit i janë drejtuar drejtorisë arsimore me një kërkesë për verifikimin e këtij shqetësimi dhe shkarkimin e menjëhershëm të një mësuesi të ciklit të ulët që sipas tyre edhe diplomën e ka të blerë.

Prindërit u pritën në një takim nga drejtori i Arsimit Alqi Çabiri, nga ku dolën me premtimin se ky shqetësim do të verifikohet! Por në rast të kundërt ata paralajmëruan se nuk do të tërhiqen nga kërkesat për të patur mësues të përgatitur për fëmijët e tyre.

EMISIONET