Moderatori i njohur, Saimir Kodra i ftuar në taksinë e Rudina Dembacaj në ‘Mos i fol Shoferit’ ka folur për herë të parë rreth jetës së tij private. I pyetur për fëmijërinë e tij, ai tha: “Nuk kam qenë qullac. Kam qenë shumë i praptë. Ububu c’ka vujt nona e shkretë me mua. Kam qenë shumë i mirë në mësime dhe kjo ishte një nga arsyet që nuk më përjashtonin nga shkolla se me ato që rrija unë kishin thyerje notë në sjellje, paralajmërime. Unë më duket se kam ngrënë një notë thyerje në sjellje se thyem xhamat, nuk e di c’bëmë.” Saimiri tregoi se atëherë ka qenë kohë tjetër dhe diferenca me ditët e sotme është e madhe. Djali i tij rritet me lojëra të tjera, duke shtuar se teknologjia ka efektet pozitive pasi e shkathtëson në mënyrën e mendimit dhe artikulimit. /oranews.tv/

/Ora News.tv/