Një edukatore gati sa nuk mbyti me batanije një fëmijë që refuzoi të flinte gjumë.

Ngjarja ka ndodhur në Kopshtin Hongying në Hezhou City të Kinës.

Pamjet tregojnë momentin kur edukatorja i mbuloi kokën 5-vjeçarit me batanije për rreth 2 minuta.

Djali i tha prindërve për përvojën traumatike që përjetoi. Prindërit e tij lajmëruan policinë dhe edukatroja u arrestua me akuzën e abuzimit.

Gjithashtu prindërit 5-vjeçarit morën dëmshpërblim nga kopshti një shumë prej 5.600 dollarë.

Prindërit e tjerë u ankuan gjithashtu për çerdhet, duke thënë se shumë fëmijë kishin ankthe për shkak të përvojave të tyre atje.

/Ora News.tv/