FBI arreston në Itali 24-vjeçarin nga Letonia, rrezik terrorizmi

FBI arreston në Itali 24-vjeçarin nga Letonia, rrezik terrorizmi

Policia italiane ka arresutar sot në komunën e Viterbos një 24 vjeçar me nënshtetësi italiane por me origjinë nga Letonia.

Akuza ndaj tij është rrezik terrorist për sigurinë kombëtare, armëbajtje pa leje e zotërim ilegal të materialeve ushtarake,

Arrestimi i 24 vjeçarit është bërë nga sinjalizimi i agjencisë investigative amerikane FBI e cila kishte verifikuar se 24 vjeçari postonte në rrjetet sociale vlerësime ndaj Sayfullo Saipov, atentatorit ekstremist islamik i cili më 31 tetor 2017 në një pistë bicikletash në Neë York aksidentoi për vdekje me kamionin e tij 8 persona.

Gjatë arrestimit antiterrorizmi italian ka sekuestraur në banesën e 24 vjeçarit, 1 pushkë, dy pistoleta, instrumenta e materiale që shërbenin për të pëgatitur bomba artizanale, lëndë eksplozive, e disa aparatura informatike.

EMISIONET