Shqiperi-Kosovë, foto nga mbledhja e dy qeverive në Pejë

Dy kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës, të kryesuar nga kryeministrat respektivë Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së pestë të dy qeverive në Pejë në një foto të përbashkët kanë bërë simbolin e shqiponjës.

Në fotografinë e publikuar anëtarët e dy qeverive kanë bërë simbolin e shqiponjës

Ndërkohë Fatmir Limaj zgjidhet Koordinator Kombëtar i programit të përbashkët të dy qeverive. Rama njoftoi vendimin përmes një postimi në twitter.

Ndërkohë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati nënvizoi "bashkëpunimi Shqipëri Kosovë është strategjik për ne, stabilizues për rajonin dhe orientues për të ardhmen e përbashkët euro-atlantike"

Ja disa nga fotot që u bënë gjatë këtij eventi që u mbajt në Pejë.



EMISIONET