Lajmi që ylli i Leicester City, Rijad Mahrez ka menduar të heq dorë nga futbolli është një gënjeshtër.

Të paktën kështu thuhet nga "Goal.com" dhe Leicester City që sqarojnë se statusi i shpërndarë në "Facebook-un" e talentit algjerian është bërë nga një person i paautorizuar dhe mendohet se Facebook-u i 27 vjeçarit është vjedhur.

Mahrez nuk është prononcuar akoma në lidhje me këtë lajm, ndërsa pritet që kjo gjë të vërtetohet në ditët në vazhdim.

/Ora News.tv/