Fansat dhe kolegët mezi e pritën! Pas një viti, Çiljeta kthehet me baladë dashurie

Fansat dhe kolegët mezi e pritën! Pas një viti, Çiljeta

Ka kaluar pothuajse një vit nga projekti i fundit i Çiljeta Xhilagës. Ndryshe nga të tjerët, këngëtarja u rikthye me baladë dashurie.

Ajo së bashku me artistin Estto zgjodhën një këngë të lehtë për këtë sezon, e cila do ti mbijetojë edhe stinëve të tjera.

“A je mirë” titullohet kënga e re e artistëve, e cila u prit mjaft mirë nga publiku dhe kolegët.

Çiljeta ka publikuar në Instagram disa prej reagimeve dhe pjesa më e madhe e përgëzojnë për këtë projekt. Mbetet për tu parë nëse do të jetë suksesi i rradhës për artistët.

EMISIONET