Famullia e “Dajç-Bregu i Bunës” festë për emigrantët, vlerëson kontributin e tyre

Famullia e “Dajç-Bregu i Bunës” festë për

Për të vlerësuar kontributin e emigrantëve, famullia e “Dajç-Bregu i Bunës” ka organizuar një festë për ta. Oborri i kishës u kthye në një mjedis takimi mes emigranteve, por edhe feste të përbashkët që u shoqërua me interpretime të grupeve artistike.

Gushti njihet ndryshe si muaji i emigrantëve, pasi të gjithë presin pushimet për të ardhur në vendlindje, e për tu takuar me familjarët dhe miqtë e tyre.

E këtij momenti ka vendosur t’i kushtojë një mbremje të veçantë famullia e “Dajç-Bregu i Bunës”, duke organizuar festën e emigranteve.

Një gjetje për një zonë që në masë ka emigruar, prandaj famullitari dom Gjovalin Simoni tregon se vendosi ta bëjë këtë festë, gjatë momenteve që bashkëbisedonte me besimtarët e zonës, kryesisht të moshuarit.

Gjovalin Simoni: Bujaria juaj, kontributi, djersa juaj, puna, mundi juaj, ka bërë që ky vend të jetë në këtë gjendje. Falë punës dhe vullnetit tuaj keni bërë të mundur ndërtimin e shumë kishave në këtë zonë por jo vetëm, edhe objekte të tjera si rrugë etj. Edhe kjo festë është një shpërblim i vogël.

Oborri i kishës u kthye në një mjedis takimi mes emigranteve, por edhe feste të përbashkët që u shoqërua me interpretime të grupeve artistike.

Festa ka zgjatur për disa orë, ndërsa famullia Dajç synon ta kthejë në traditë këtë organizim, për të shënuar një bashkim të të gjithë zonës, por edhe për të shprehur falenderimin e saj për kontributin që japin emigrantët në atdhe.


EMISIONET