Figura e publicistes dhe disidentes Musine Kokalari është përkujtuar në Gjirokastër nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit me një simpozium të posaçëm.
Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit tha se dosja e Musines ishte e para që u hap për të përndjekurit.
Sula: Dosja e Musines është hapur e para, ka qenë në kuadrin e 100 vjetorit të lindjes së saj. Ishte një dosje përndjekjeje.Të mësojnë sesi të bëhen shkrues të wikipedias me qëllim që atë që do të lexojmë për Musinenë, veprat e saj, dosja e saj e Sigurimit, vepra e familjes së saj shumë të nderuar të mund të përcillet nëprofil të wikipedias.
Projekti i shtëpisë së disidentes vijon të mbetet ende në letër. Mbesa e saj Linda Kokalari shpreson që shtëpia të kthehet në Muze.
Linda Kokalari: Sa i përket shtëpisë unë mendoj që do të bëhet ajo shtëpi. Dhe ne si familje duam që të bëhet një Muze.
Brezi i ri duhet të njihet me veprën e Musines e cila është cilësuar pionere e lëvizjes së feminizimit në Shqipëri duke iu referuar aktivitetit të saj si shkrimtare dhe veprimtare politike.

/Ora News.tv/