Granit Xhaka ka ndarë me fansat e tij disa momente të festimit të Vitit të Ri 2018 në familjen e tij. Futbollisti i Arsenal ka postuar një video-live në Instagram ku shihet bashkë me djalin e xhaxhait, Agonin dhe vëllanë Taulantin teksa vallëzonin me këngë shqip.

Me një postim tjetër, në një fotografi Xhaka ka uruar të gjithë ndjekësit.

“Ju urojmë një vit me shëndet dhe të lumtur. Urimet më të mira për 2018. Le të ketë dashuri dhe argëtim për ju dhe familjet tuaja! Urime Viti i Ri 2018”, ka shkruar ai.

/Ora News.tv/