Familja siçiliane drejtonte trafikun e drogës Shqipëri-Itali, mes të arrestuarve shqiptarë

Antidroga italiane ekzekutoi sot operacionin antidrogë të koduar "Sfizio" i cili çoi në shkatërrimin e një grupi kriminal që trafikonte drogë mes Shqipërisë e Italisë e kryesisht në territorin e provincave të Emilia Romanjës, Abruzzo, Calabria e Messina.

Në pranga janë vënë 9 persona 7 italianë e 2 shqiptarë, përkatësisht Hekuran Vangjelaj 37 vjeç dhe Bektash Kalaj 45 vjeç.

Ky grup trafikantësh e kishte bazën në Messina e drejtohej nga një familje siciliane (babai me dy djemtë me inicialet M.A, M.M.A, M.F).

Hetimet kanë zbardhur se ky grup kriminal furnizohej me marijuanë nga trafikantë shqiptarë e abruzzesë e më pas me anë të korrierëve të besuar e transportonin drejt Siçilisë.

Gjatë hetimeve Policia italiane ka mundur të sekuestrojë disa ngarkesa droge me sasi 55 kg marijuanë secila e ka vënë në pranga dy korrierë R.G, B.M të cilët me automjetet e tyre transportonin lëndën narkotike.

Droga pasi mbërrinte në Messina, shpërndahej tek korrierët e vegjël lokalë.

Gjatë oepracionit "Sfizio", autoritetet italiane kanë kryer kontrolle banesash e personash në të gjithë Italinë.

9 personat e arrestuar akuzohen për trafik droge e organizim kriminal me aktivitet trafik lëndësh narkotike.

EMISIONET