Familja më e madhe në Britani do të bëhet edhe më e madhe, pasi tashmë pret që të vijë në jetë fëmija i 21.

Sue Radford ka njoftuar lajmin e lumtur se ajo është shtatzënë me foshnjën e saj të 21-të.

42-vjeçarja ka lindur në shtator të vitit të kaluar dhe u zotua se fëmija i radhës do të ishte e fundit.

Pavarësisht kësaj familje të madhe, Sue dhe bashkëshorti i saj Noel 46 vjeç nuk marrin asnjë përfitim.

Fëmija më i madh i familjes është 28 vjeç, ndërsa më i vogli 8 muajsh. 



/Ora News.tv/